85 vjeçari kapet duke kryer marrëdhënie, arsyetohet se vaksina ia ka rritur dëshirën sek**suale

Një 85-vjeçar italian është gjobitur dy herë brenda ditës për shkelje të kufizimeve të për t’u takuar me prosttituta, duke u justifikuar në po lici se kishte rritje të nxitjes sek.suale pas marrjes së vaksinës së COVID-19.

Tabloidi britanik The Sun shkruan se i moshuari çapkën, i cili nuk është emëruar, ishte gjobitur me 1,000 euro për shkeljen e dyfishtë në Eboli, në jug të Italisë.

“E ka fajin vaksina”, raportohet se tha ai në po lici, duke shtuar: “Gjoba është e drejtë.”

Zëdhënësi i po licisë vendore Sigismondo Lettieri tha për mediat: “Burri u ndalua fillimisht në orët e para të mëngjesit kur u pa që hyri në një automjet ‘rulote’ të parkuar pranë plazhit, që njihet se përdoret nga prosstitutat.”

“Atij iu komunikua mbi rregullat e izolimit, u gjobit me 500 euro dhe u la i lirë, por më pas u ndalua përsëri një orë më vonë në të njëjtën rrugë në një tjetër ‘kamper’ të përdorur nga ato, dhe u gjobit. Kur oficerët kuptuan se ishte gjoba e dytë, ai u justifikua se ishte prej vaksinës së COVID.

Megjithëse përgjigja e tij i bëri oficerët të qeshnin, u gjobit gjithsesi”.

Sipas kufizimeve në Itali, njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi nga ora 10 e darkës deri në 5 të mëngjesit, me përjashtim të atyre që punojnë për biznese ‘esenciale’.

Ministria italiane e shëndetësisë thotë se 17 milionë njerëz janë vaksinuar në Itali.

Be the first to comment on "85 vjeçari kapet duke kryer marrëdhënie, arsyetohet se vaksina ia ka rritur dëshirën sek**suale"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*