A e dini pse në zinxhirin e xhinseve shkruan “YKK”, ekziston një shpjegim prapa këtyre shkronjave që ndoshta nuk e keni ditur

Nëse e shikoni zinxhirin e xhinseve tani, shanset janë që tri shkronja janë të gdhendura në të që thonë: “YKK”.

Këto nuk janë inicialet e shpikësit të zinxhirit emri i tij ishte Whitcomb L. Judson, dhe ai e patentoi zinxhirin e parë në fund të shekullit 19.

Por, ekziston një shpjegim prapa këtyre shkronjave që ndoshta nuk e keni ditur asnjëherë dhe gjithashtu një kompani që kurrë nuk e keni ditur se ekziston.

YKK është në fakt prodhuesi më i madh i zinxhirëve në botë.

Kompania japoneze u themelua më 1934 nga një burrë me emrin Tadao Yoshida.

YKK e ka kuptimin:

“Yoshida Kogyo Kabushikikaisa” ose “Kompania e Limituar Yoshida”.

Kompania krijon gjithashtu edhe butona, pulla dhe gjëra të tjera.

Gjithashtu, kjo kompani prodhon edhe pajisjet të cilat i krijojnë zinxhirët.

YKK konsiston me 114 kompani në 71 vende përreth botës, duke prodhuar gjysmën e zinxhirëve në botë një treg ky që do të vlejë 13.7 miliardë dollarë deri më 2020.

Por YKK nuk e shpiku zinxhirin.

Një amerikan me emrin Whitcomb L. Judson është përgjegjës për shpikjen e zinxhirit të parë.

Be the first to comment on "A e dini pse në zinxhirin e xhinseve shkruan “YKK”, ekziston një shpjegim prapa këtyre shkronjave që ndoshta nuk e keni ditur"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*