A e dini sa do të kushtonte sot një veturë Zastava 101 e ish Jugosllavisë?

ZASTAVA 101 e njohur më mirë si “njëqindenjish” ishte në kohën e vet një nga makinat e pakta nga lindja që mund të përballonte konkurrencën nga perëndimi.

Sigurisht, një nga sekretet e suksesit të Zastava 101 ishte baza italiane, si dhe fakti se ishte një nga modelet e para kompakte në treg. Praktikisht pesë dyer ishin një gjë e rrallë dhe “101” si produkt vendas i ish Jugosllavisë kishte një çmim shumë popullor.

Falë revistës Auto të vitit 1972, mund të zbulojmë se sa kushtonte atëherë 101. Shuma e kërkuar ishte 2084 USD, e cila do të konvertohej në vlerën e sotme prej 11,441 euro.

Be the first to comment on "A e dini sa do të kushtonte sot një veturë Zastava 101 e ish Jugosllavisë?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*