A po përçahet PDK-ja në Drenas, edhe një kandidat për kryetar komune

Anëtari i PDK-së, Arsim Mehmeti, ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Drenasit.

Kjo erdhi përkundër që ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kandidimi i Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit nga kjo parti në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte është punë e kryer.

“Kandidat për kryetar të Drenasit- Arsim Mehmeti. Në bazë të përvojës dhe performancës të krijuar për 22 vite në Partinë Demokratike të Kosovës, që nga themelimi i saj, në bazë të mbështetjes së përhershme të anëtarësisë së gjerë të PDK-së dhe qytetarëve të Drenasit në proceset zgjedhore për asamble komunale, si dhe i motivuar për qeverisje të drejtë dhe të mirë, me zotimin për shërbim të sinqertë ndaj gjithë qytetarëve tanë, kam vendosur të jam kandidat potencial për Kryetar të Komunës së Drenasit, në zgjedhjet e sivjetme të tetorit 2021”, ka shkruar Mehmeti në Facebook.

Be the first to comment on "A po përçahet PDK-ja në Drenas, edhe një kandidat për kryetar komune"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*