Abdixhiku prezanton kandidatët për kryetarë komunash, befasia në Podujevë

Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka prezantuar kandidatët për kryetar komunash nga kjo parti, ku shumica janë emra të njohur dhe që janë aktualisht në krye të komunave.

Sot, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kryesisë së LDK’së e udhëhequr nga kryetari Lumir Abdixhiku, ku befasia është në Llap, pasi atje nuk është rikandiduar Agim Veliu, por Ekrem Hyseni.

Kryesia e LDK-së ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të këtyre komunave:

Kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama;

Kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës, z. Ekrem Hyseni;

Kandidat për kryetar të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri;

Kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, z. Ardian Shala;

Kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti;

Kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha;

Kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti;

Kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri;

Përvec zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së, pas kërkesës së kryetarëve aktual të Degëve, do të orgnizojë Kuvende të Jashtëzakonshme Zgjedhore në Rahovec dhe Dragash.

Njëkohësisht, sipas kërkesës së kryetarëve të Degëve përkatëse, organizohen Konventa të Punës në Prizren dhe Gjilan.

Kandidatët e zyrtarizuar do të paraqesin listën e kandidatëve për asamble komunale, si dhe do të prezantojnë ekipet e tyre fituese për rikthimin e madh të LDK-së.

Be the first to comment on "Abdixhiku prezanton kandidatët për kryetarë komunash, befasia në Podujevë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*