Adriana Matoshi publikon ‘selfie’ me të dashurin: Jo veç në të mirë e kam afër

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është mjaft e komentuar për jetën e saj private.

Ajo tregohet shumë e hapur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke ndarë me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, deputetja e Kuvendit të Kosovës vendosi të publikojë për fansat e saj në InstaStory një fotografi, krah të dashurit të saj Keith Groeneveld.

Matoshi duket mjaft e lumtur pranë tij, ndërsa i dedikon një rresht të veçantë njeriut të zemrës.

“Jo veç në të mirë e kam afër”, ka shkruar Adriana në mbishkrimin e fotografisë, ku mund të shihet teksa e ngërthen në krah Keithin.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur aktorja nga Gjilani i ka bërë dedikime të dashurit të saj, duke e falënderuar për freskinë që i ka sjell në jetë.

Be the first to comment on "Adriana Matoshi publikon ‘selfie’ me të dashurin: Jo veç në të mirë e kam afër"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*