Akademiku Rexhep Qosja në një fjalë rasti thurr lëvdata për dy kryeministrat shqiptarë

Akademiku Rexhep Qosja në një fjalë rasti falënderoi Edi Ramën për nderin që ky i fundit i bëri, duke thënë se e ndjen veten të priveligjuar.

“Rama është njëri prej politikanëve më të mirë të Shqipërisë në këto 30 vitet e fundit, ka sjellë risi dhe fryte në jetën shoqërore”, tha publicisti.

Qosja tha për dy kryemintrat shqiptarë se nuk janë vetëm politikan, por edhe intelektual krijues.

Për Kurtin, Qosja tha se është një prej intelektualëve që e shquan një cilësi të veçantë.

“Duhet ta ndëgjojmë e ta shiqojmë kur paraqitet në televizione, në tubime dhe mbledhje të ndryshme, për të parë e për të u bindur se Albin Kurti ka një kujtesë të jashtëzakonshme në të cilën janë mbledhë të dhëna sa në një bibliotekë mbi historinë e Evropës e SHBA-së dhe kontinenteve të tjera”, potencoi autori i shumë librave.

Tutje, Qosja tha se të dy kryeministrat janë të çmuar prej popullit, dhe se kjo u dëshmua në zgjedhjet e fundit të të dy vendeve.

Be the first to comment on "Akademiku Rexhep Qosja në një fjalë rasti thurr lëvdata për dy kryeministrat shqiptarë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*