Aksìdent i rën dë në Podujevë, humb jetën një person

Një aksìdent i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Obrançë të Komunës së Podujevës.

Si pasojë e këtij aksìdenti ka ndërruar jetë një person.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e polìcisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se njësitë rajonale të trafikut kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar një hetim për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri tek aksìdenti.

“Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetaksìdent trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës. Si pasojë e lëndimeve të marra një person ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij rasti, tha ajo.

Be the first to comment on "Aksìdent i rën dë në Podujevë, humb jetën një person"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*