Akuza ndaj Bahtirit: Po punëson vetëm banorët nga fshati i tij, Gushavci

Në qytetin e Mitrovicës tashmë është e ditur se gjatë mandatit 8 vjeçar të Agim Bahtirit janë punësuar më së shumti banorët e fshatit Gushavc, dhe familjarë e militantë të pushtetit komunal.

Pothuajse në çdo institucion që ka qenë nën menaxhimin e Komunës së Mitrovicës, janë punësuar bashkëvendasit e Agim Bahtirit.

Këto punësime të kurdisura tashmë janë të njohura nga qyteti dhe rrethina, por këtë po e thonë edhe banorët e fshatit më të afërt të Bahtirit, fshati Vinarc.

Përmes një postimi ata kanë kujtuar punësimet nëpër pozita të ndryshme që ka rehatuar pushteti i Bahtirit.

Shkrimi i plotë:

Komuna e Mitrovicës,me puntor e drejtora nga një fshat i vetem.
A ka naj vend pune per banoret e Vinarcitë,

Per 8 vite asnjë banor i Vinarcit ne shëndetsi i punsuar.

As një në Komunë i punsuar.

As një në Arsim i punsuar.

As një ne Trepqe i punsuar.

As një Zjarrfiks i punsuar.

As një në Unitet i punsuar.

As një në Ujësjells i punsuar.

Ku mbeti premtim, apo drejtora në komunë e arsim veq nga Gushavci, sepse i mungon koloriti këti pushteti ne largim.

Be the first to comment on "Akuza ndaj Bahtirit: Po punëson vetëm banorët nga fshati i tij, Gushavci"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*