Akuzat për keqpërdorimin e milionave/ Nesër pritet anulimi i vendimit për shpronësimin e tokave për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Pejë

Qeveria e Kosovës nesër do të mbajë mbledhjen e radhës. Sinjali mëson se me ftesë të kryeministrit Albin Kurti, ministrat do të mblidhen duke filluar nga ora 10:00.

Në rend të ditës kjo mbledhje ka 19 pika. Mes të tjerash, Qeveria pritet të shqyrtojë Projektligjin për Tokën Ndërtimore, draftin e Koncept-Dokumentit për Vlerësimin Strategjik Mjedisor.

Kabineti qeveritare nesër pritet të shqyrtojë propozim-vendimin për anulimin e vendimit përfundimtar 10/15 të datës 17 dhjetor 2018 për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Pejë, Segmenti Kijevë – Klinë – Zahaq (MFPT).

Në këtë mbledhje, ministrat do të votojnë për aprovimin e pagesës shtesë për përfituesit e skemës pensionale për muajin nëntor 2021.

Pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj shtatë individëve të lidhur me Hezbollah dhe Kompaninë AlDar Properties.

Be the first to comment on "Akuzat për keqpërdorimin e milionave/ Nesër pritet anulimi i vendimit për shpronësimin e tokave për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Pejë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*