Albin Kurti: Kosova synon sa më shpejt përfshirjen në BE e NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Strategjik të Bledit, ka thënë se përfshirja e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor në BE do të ishte në përfitim të dyanshëm.

“E para kufijtë e jashtëm të BE-së do të bëheshin më të vegjël, dhe do të ishte mirë për të dyja palët. Po ashtu çdo i treti qytetarë i gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor nuk është banor rezident në Ballkan Perëndimor, jeton në Evropën Perëndimore. Me përfshirjen e gjashtëshes së BE-së shtetet tona dhe diaspora do të ishin në një entitet të njëjtë, e do të ishte shumë mirë për ekonominë. Shembull Kosova ka gati 20 për qind të GDP-së totale nga remetancat”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se Kosova është shtet pro perëndimor dhe aspiron të anëtarësohet sa më shpejt në BE dhe NATO.

Ai ka thënë se reformat në shtete dhe zgjerimi shkojnë dorë më dorë. Por ai ka thënë se duhet të ketë një reformë edhe në sistemin e vendimmarrjes në BE.

Kurti ka cekur edhe pranimin e 2000 refugjatëve afganë në Kosovë.

“Jemi shtet i varfër, po besojmë se kur vjen te çështjet humanitare, nuk duhet të pyesim pse, por duhet të themi si”, ka thënë Kurti, që ka shtuar se partneriteti me SHBA-në është shumë i rëndësishëm dhe shumë i fortë.

Be the first to comment on "Albin Kurti: Kosova synon sa më shpejt përfshirjen në BE e NATO"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*