Albin Kurti niset bashkë me dy zv.kryeministrat drejt Parisit, në mbrëmje takohet me Macronin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për në Francë, ku pasdite do të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Në këtë udhëtim Kurtin do ta shoqërojnë edhe dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi dhe Emilja Rexhepi.

Se Kosova po shkon me këtë delegacion në Paris, e ka konfirmuar vetë zv.kryeministrja Rexhepi përmes një fotografie që ka publikuar në profilin e saj në Facebook.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Gjithashtu, kryeministri Kurti pritet të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takim, presidenti Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër.

Be the first to comment on "Albin Kurti niset bashkë me dy zv.kryeministrat drejt Parisit, në mbrëmje takohet me Macronin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*