Albin Kurti për koalicionet në Prizren: Janë të frikës nga LVV-ja

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se koalicionet të cilat kanë ndodhur nga partitë tjera në Komunën e Prizrenit për raundin e dytë të zgjedhjeve nacionale janë joparimore.

Ai ka deklaruar se bashkëpunimet mes subjekteve të tjera në këtë komunë janë “koalicione të frikës” nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Koalicionet e tilla janë joparimore, ato janë koalicionet të frikës nga LVV-ja si dhe nga kryetari Mytaher Haskuka, kjo më së miri do të shihet më 14 nëntor”.

“Po bëjmë çdo gjë që balotazhi të shkojë në formë të qetë dhe demokratike dhe të vazhdojë me zgjedhje shembullore”,ka thënë Kurti për RTV Besa.

Prizreni ka shkuar në balotazh, ku i pari doli Mytaher Haskuka i LVV-së dhe i dyti Shaqir Totaj i PDK-së, ky i fundit ka nënshkruar koalicion me NISMA-në, AKR-në dhe AAK-në.

Be the first to comment on "Albin Kurti për koalicionet në Prizren: Janë të frikës nga LVV-ja"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*