Albulena Haxhiu: Është koha që Sylë Hoxha të thirret para përgjegjësisë penale, ishte prokuror edhe në rastin Dehari

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është koha që ish-prokurori Sylë Hoxha të thirret para përgjegjsisë penale.

Kështu është shprehur ajo përmes një postimi në Facebook.

“Pas skandalit të Sylë Hoxhës kundrejt Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, le ta kujtojmë edhe faktin që Sylë Hoxha ishte prokuror edhe në rastin e Astrit Deharit. Është koha që ky person të thirret para përgjegjësisë penale!”, ka shkruar Haxhiu.

Të premten është raportuar në media se Hoxha me ish-drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës, Driton Gashi, kanë përfshirë si dëshmitarë dy agjentë për të dhënë dëshmi të rrejshme në rastin “Syri i Popullit” e se dëshmitë e tyre u përdorën më vonë nga ish-presidenti Hashim Thaçi për ta akuzuar kryeministrin aktual Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca për lidhje me terr orizëm.

Be the first to comment on "Albulena Haxhiu: Është koha që Sylë Hoxha të thirret para përgjegjësisë penale, ishte prokuror edhe në rastin Dehari"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*