Aliu për Autostradën Prishtinë – Pejë: Nuk ndalet projekti, por vetëm hajnia

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për anulimin e vendimit për shpronësimin e disa tokave në projektin për ndërtimin e Autostradës Prishtinë – Pejë.

Aliu tha se me këtë vendim nuk është ndalur projekti për ndërtimin e autostradës, por vetëm, siç thotë ai, “hajnia dhe keqpërdorimet e parasë publike në shpronësim”.

“Projekti i autostradës për Pejë nuk ndalet. Ndalet vetëm hajnia dhe keqpërdorimet e parasë publike në shpronësim. Pra, është anuluar vetëm shpronësimi abuziv i cili kthehet në rivlerësim. Nuk është ndaluar projekti”, shkroi ndër të tjera ai.

Ministri bëri të ditur se në buxhetin e vitit të ardhshëm është përfshirë edhe hartimi i projektit për modernizimin e hekurudhës, Pejë – Prishtinë dhe Klinë – Prizren.

“Rruga Prizren-Tetovë nuk është konkurrente e rrugës Prishtinë-Pejë. Na duhen të dyja dhe do të bëhen të dyja, por pa vjedhje dhe keqpërdorime fondesh. Në emër të asfaltit nuk do të vjedhë më askush dhe çdo vjedhje që evidentojmë edhe nga projektet e kaluara, do ta ndjekim me seriozitetin maksimal duke e dërguar çështjen në prokurori. Kosova do të ketë njëkohësisht infrastrukturë moderne, dhe mirëadministrim të buxhetit për rrugët”, përfundoi ai.

Be the first to comment on "Aliu për Autostradën Prishtinë – Pejë: Nuk ndalet projekti, por vetëm hajnia"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*