Anulohet 42 milionshi i Qeverisë Haradinaj për shpronësimin e tokave për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Pejë

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta anuluar shpronësimin e pronave të ndërtimit të autostradës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Klinë-Zahaq.

Në vitin 2019 Qeveria Haradinaj kishte marrë vendim për shpronësimin e pronave të paluajtshme për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Pejë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pas gjetjeve të auditorit që shpërfaqin shkelje të shumta në procesin e shpronësimit që preken nga ndërtimi i kësaj autostrade dhe për qellim të ndaljes së keqpërdorimit të parasë publike përkatësisht për shpërputhjen prej 12 milionë eurosh, ky vendim po anulohet.

Kohë më parë, Ministri i Financave Hekuran Murati, ka publikuar dokumente në të cilat, haptazi Qeveria Haradinaj kishte rritur vlerat e tokave që do të shpronësoheshin, ku në fillim shpronësimet në ato zona do të merrnin diku 31 milion euro, por më vonë kjo shifër është ngritur në 42 milion euro.

Be the first to comment on "Anulohet 42 milionshi i Qeverisë Haradinaj për shpronësimin e tokave për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Pejë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*