Arabia kufizoi zhurmën e Ezanit: Kosova kishte rrez ikuar trazirat në debatin gjëmues për këtë punë

Lajmi se Ministria e Punëve Islame e Arabisë Saudite ka marrë vendim për të kufizuar përdorimin e altoparlantëve që zmadhojnë zërin e hoxhës në thirrjet e Ezanit nga xhamitë ka tronditur shoqërinë kosovare, e cila kishte kaluar nëpër një debat të tillë në vitet e para të dekadës 2010.

Në kohën sa ishte ministër Dardan Gashi ishte iniciuar edhe projektligji për zhurmën që rregullonte volumin e zërit që buronte nga objektet fetare por edhe objektet e tjera afariste etj.

Në bazë të shumë hulumtimeve shkencore ishte gjetur se zhurma shkakton irritim të madh që mund të çojë edhe në ankth e në depresion, çka sipas rekomandimeve të Parlamentit Evropian kishte shtyrë drejt veprimit edhe qeveritarët e atëhershëm të Kosovës.

“Projektligji krijon edhe bazën e vendosjes së masave për zvogëlimin e zhurmës. Ai përfshin po ashtu edhe Bashkësitë Fetare pas konsultimit me të gjitha këto bashkësi,” kishte thënë ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës, përcjell Periskopi.

Por, çështja ishte problematizuar për arsye populiste aq sa Gëzim Kelmendi e kishte cilësuar të papranueshme edhe gjuhën e përdorur në projektligj duke e fyer në baza personale ministrin Gashi.

“Sulmet e tij ndaj identitetit islam në Kosovë nuk kanë të ndalur ngase vitin e kaluar ka pezulluar ndërtimin e xhamisë, dhe në debat në televizionin publik ezanin e ka quajtur ndotje të ambientit.” – kishte thënë deputet Gëzim Kelmendi.

Dhe kjo kishte nxitur më pas edhe debatin parlamentar por edhe atë shoqëror për çështjen në fjalë.

Aq shumë ishte bërë çështja populiste, sa edhe deputeti i asokohshëm i LDK-së që njihet për qëndrime të matura – e të cilit si pjesë e delegacionit të Kosovës në Bruksel i kishte humbur një çantë vitin e kaluar – Muhamet Mustafa, e kishte cilësuar problematik cilësimin si “zhurmë” të Ezanit.

Por, për fat të mirë, konsultimi mes Bashkësisë Fetare dhe qeverisë së atëhershme ruajti vendin nga ndonjë trazirë më e madhe për çështjen pas takimit të Mytiut Naim Tërnava dhe ministrit Dardan Gashi.

Myftiu Tërnava dhe Ministri Gashi ishin dakorduar që Projektligji të riformulohej dhe çështjet që kanë të bëjnë më objektet fetare të përgatiteshin bashkërisht me BIK, dhe ndryshimet e nevojshme të bëheshin në komisione përkatëse.

Nuk dihet se si e kanë pritur lajmin për Arabinë Saudite pjesa që kundërshtonte me shumë pasion projektligjin e Kosovës në atë kohë.

Be the first to comment on "Arabia kufizoi zhurmën e Ezanit: Kosova kishte rrez ikuar trazirat në debatin gjëmues për këtë punë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*