Ardhja e Bregovicit në Shqipëri, Noizy: Anulojeni ose unë do nxis fansat me birra kokës, ashtu siç nxiti ai luften në Kosovë

Ardhja e artistit të njohur boshnjak, Goran Bregoviç, në Shqipëri gjegjësisht në festivalin ‘Festa e birrës’ në Korçë ka ngjallur reagime të shumta te publiku e po ashtu edhe te artistët shqiptarë.

Komentet gjatë këtyre ditëve kanë qenë nga më të ndryshmet, gjersa një të tillë e ka bërë së fundmi edhe reperi Noizy.

Ai ka thënë se performance e tij duhet të anulohet ose përndryshe do të nxisë fansat me birra kokës, siç kishte nxitur ai luftën në Kosovë.

Noizy tutje ka shtuar se më mirë do të ishte të thërrisnin Dua Lipa, e cila po qëndron prej disa ditësh në Shqipëri.

“Bashkia Korçës ç’ne ai këngëtar për festën e Birrës? Kush e njeh atë në Korçë? Anulojeni. Anulojeni atë, ose unë do nxis fansat. Ashtu siç nxiti ai në Luftën e Kosovës. Shishe birra kokës. Çuna e dini vet ju”.

“Dua Lipa është këtej. Plus e njeh gjithë bota. Thirreni atë”, kanë qenë fjalët e reperit shqiptar.

Kjo nuk është hera e parë për Bregoviç, ai në 2006 ishte në Shqipëri dhe u dekorua me Çelësin e Tiranës nga kryetari i asaj kohe, kryeministri i tanishëm Edi Rama.

Be the first to comment on "Ardhja e Bregovicit në Shqipëri, Noizy: Anulojeni ose unë do nxis fansat me birra kokës, ashtu siç nxiti ai luften në Kosovë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*