As më pak e as më shumë se sa 30 mijë euro bakshish për kamerierët – Haaland shpenzoi 500 mijë euro brenda gjashtë orëve në Mykonos

Sipas raportimeve, Erling Haaland shijoi një zbavitje të madhe, derisa nuk munguan as shpenzimet derisa ishte me pushime në Mykonos.

Ylli i Borussia Dortmundit duket se ka shpërblyer veten në ishullin grek.

20-vjeçari e ka kaluar pushimet pas një sezoni rraskapitës në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve.

Dhe ai nuk kurseu asgjë që të kishte pushime të merituara, duke harxhuar 500 mijë euro në vetëm gjashtë orë në një restorant.

Ai gjithashtu ishte tejet zemërgjerë me stafin, duke lënë një bakshish prej 30 mijë eurosh, raporton mediumi grek Sportime përmes Stefan Bienkowski.

Be the first to comment on "As më pak e as më shumë se sa 30 mijë euro bakshish për kamerierët – Haaland shpenzoi 500 mijë euro brenda gjashtë orëve në Mykonos"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*