“As UDB-ja s’më ka pyetur kështu”, Shkëlzen Gashi zbulon se si Xhavit Haliti ia kishte thyer kasetën

Ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi, ka zbuluar se si deputeti Xhavit Haliti, ia kishte thyer kasetën pas një interviste që kishin realizuar, meqenëse s’ishte ndarë i kënaqur me pyetjet që i ishin bërë.

Sipas Gashit, kur Haliti ishte pyetur për akuzat se kishte keqpërdorur miliona dollarë, që ishin mbledhur nga shqiptarët në ShBA, për Fondin “Vendlindja Thërret”, ai ishte nervozuar dhe e kishte nxjerrë kasetën nga diktafoni dhe e kishte thyer.

Madje, thotë se i kishte thënë se kështu nuk ishte marrë në pyetje as nga UDB’ja.

“Kulminacioni ishte kur e pyeta për akuzën e biznismenit nga ShBA, Florin Krasniqi, të botuar në librin e autorit Paul Hockenos “Homeland Calling – Exile Patriotism & the Balkan Ëars”, se Xhavit Haliti ka keqpërdorë miliona dollarë, të mbledhura nga shqiptarët në ShBA për Fondin ‘Vendlindja Thërret’. Përgjigja e tij ishte se “…Florin Krasniqi është katunar që merret me kulme t’shpiave”. Pyetja ime pasuese ishte se Florin Krasniqi mund të jetë katundar, por më intereson përgjigjja jote për akuzën e tij se i ke keqpërdorë këto para dhe se je marrë me punë të ndyra. Këtu Haliti shpërtheu. E nxori kasetën nga diktafoni dhe e theu. Ndërsa e këpuste shiritin, më tha: “…UDB-ja nuk më ka pyetë kështu…” dhe më urdhëroi me dalë jashtë”, ka shkruar Gashi.

Be the first to comment on "“As UDB-ja s’më ka pyetur kështu”, Shkëlzen Gashi zbulon se si Xhavit Haliti ia kishte thyer kasetën"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*