Bahtiri: LVV-ja fiton 23 komuna në nivel vendi, Mitrovicën e marrim pa balotazh

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është shprehur i bindur se LVV-ja në zgjedhjet lokale do të marrë 23 komuna në nivel vendi.

“Unë mendoj se 23 komuna do t’i marrë VV-ja në të gjithë Kosovën. Unë mendoj se qytetarët do të bëjnë ndryshimet ashtu siç e kanë bërë edhe në pushtetin qëndror” tha Bahtiri.

Ai tutje u shpreh i bindur se nga komunat e mëdha të vendit do të marrin Mitrovicën, Prishtinën, Gjilanin, Ferizajn dhe Podujevën.

Tutje ai duke folur për kandidaturat për Prishtinën tha se do ta fitojnë nëse aty kandidon Arben Vitia të cilin e cilësoi menaxher të mirë.

Be the first to comment on "Bahtiri: LVV-ja fiton 23 komuna në nivel vendi, Mitrovicën e marrim pa balotazh"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*