Bahtiri: Përkrahësit tonë sonte u sulmuan nga gangsterët e PDK-së në lagjen Bair (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Lëvizjes të Vetëvendosje në Mitrovicë të Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se përkrahësit e tyre janë sulmuar nga “gangsterët e PDK-së” siç i quajti ai në një postim në rrjetin social Facebook.

“Ndjej keqardhje për përkrahësit tonë, që sonte u sulmuan nga gangsterët e PDK-së në lagjen Bair, gjatë tubimit që po mbanim aty. Duhet ta dijë i madh e i vogël se kjo kohë ka shkuar. Kurrë më nuk do të përsëritet”.

“Po ndihem keq që po i jepni këtë fytyrë qytetit tonë të qetë, por ju veç po e tregoni fytyrën tuaj të vërtetë. Jo PDK, kështu nuk bëhet debati e as fushata! Unë do t’i dalë zot Mitrovicës si 8 vitet e fundit!”, ka thënë Bahtiri, transmeton Klankosova.tv.

Be the first to comment on "Bahtiri: Përkrahësit tonë sonte u sulmuan nga gangsterët e PDK-së në lagjen Bair (VIDEO)"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*