BE për Reporteri: Raporti që u publikua dje në mediat kosovare është komplet i rremë, nuk e kemi përpiluar ne

Në media dje është botuar një dokument që përflitej si raport zyrtar i BE-së në të cilën flitet për mundësinë e arritjes së një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse.

Por Zyra e Josep Borrellit, të cilit EEAS i ndihmon në politikat e jashtme të BE-së, e ka mohur që një raport i tillë është zyrtar.

Madje në një përgjigje për Gazetën Online “Reporteri.net”, Zyra e Përfaqësuesit të Jashtëm e ka cilësuar si plotësisht të rremë.

“Ndërsa ne nuk komentojmë në raportime të medies rreth dokumenteve të supozuara të BE-së, në këtë rast specifik “dokumenti” është plotësisht i rremë dhe diçka që asnjëherë nuk u prodhua nga BE”, tha për Reporteri.net Zyra e Përfaqësuesit të Jashtëm të BE-së, Josep Borell.

Raporti i cili u publikua dje pas darkës së Josep Borrell-it me liderët e Ballkanit Perëndimor flet për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje finale gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas këtij dokumenti që po mohohet nga BE, kryesimi i Këshillit të Bashkimit Evropian nga Sllovenia në periudhën kohore prej 6 muajsh, nga korriku deri në dhjetor, shihet si një mundësi shumë e mirë për arritjen e një marrëveshjeje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë presidencës së Sllovenisë në Këshillin e BE-së për vitin 2021, ekziston mundësia për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit përmes dialogut”, thuhet në këtë dokument.

Në këtë raport që po del i rremë thuhet se Albin Kurti ka treguar që s’ka gatishmëri brenda Kuvendit të Kosovës për të shkuar drejt një marrëveshjeje me Serbinë, derisa BE’ja një gjë të tillë e sheh si një shenjë që mund të çojë në skenar të ri për zgjerimin e koalicionit me qëllim të rritjes së përkrahjes politike.

Be the first to comment on "BE për Reporteri: Raporti që u publikua dje në mediat kosovare është komplet i rremë, nuk e kemi përpiluar ne"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*