Berisha: Hekuran Murati me rrena ia kalon serbëve, Albin Kurti gënjen srbski

Albin Kurti gënjen srbski!

Shkruan: Kimete Berisha

Amerika nuk mërzitet që qeveria e Albin Kurtit është anti-amerikane, Amerika ‘mërzitet’ që qeveria e Albin Kurtit është anti-shqiptare!

Ismail Kurteshi, në ambient të mbyllur, bëhet tebdil me kapuç të zi me strehë, del ia mbush gushat e i lëpihet Bozhidarit të Listës Serbe që t’i ndihmojë Albin Kurtit ta pushtojë Gjilanin, me frymën jugosllave!
— Mimoza Kusari ia ka vjedhur stilin e frizurës Rada Trajkoviqit;

— Albulena Haxhiu shkon në zyre me çizme deri te gjuri.
Çizmja figurativisht ka reputacion të keq, sepse simbolizon pushtuesin (Nën çizmen e huaj), sidomos kur mbathen në mot me diell qysh i mbath Albulena;

— Hekuran Murati me rrena ia kalon serbëve.
Në kulmin e krizës dhe të varfërisë, e rren botën, i rren shqiptarët, rren ashiqare se si ka zhvillim të hovshëm ekonomik.
Ky është rrenës patologjik.

— Albin Kurti mendon se sa herë do e bën ‘budallë’ kë do, kur do, me desht e bën budallë krejt botën.

Shqiptarët po ikin nga Kosova, mijëra biznese janë shuar, rrogat nuk janë rritur, asnjë fabrikë nuk është çelur,
përkundrazi dhjetëra punëtorë i kanë humbur vendet e punës, por lludi insiston se janë punësuar mijëra veta.

Nuk tregon ku janë punësuar, derisa të merret vesh me Hekuranin për numra, se atij Hekuranit po i duket se janë punësuar 9999 veta, e këtij Albinit po i duket se janë punësuar 10000 veta.

Veç Serbia ia tejkalon Kosovës me ngritjen e çmimeve.

Varfëria po thellohet, Kosova po bie në depresion, kurse Albin Kurti këtë gjendje të rëndë ekonomike dhe këtë depresion ‘e shet’
para opinionit si përparim dhe zhvillim ekonomik.

Kush që ia ndal hovin këtij zhvillimi nuk ka!!!

Nuk ka ndodhur më parë, që dikush kështu kaq hapur të mundohet të bëj budalla krejt botën.
Kjo kulturë e rrenës është tipike serbe.
Albin Kurti gënjen srbski.

Amerika e ka hetuar se Albin Kurti e ka një ushtri personale, të cilën e paguan për ti zhdukur nga faqja e gazetarisë të gjitha ata që ia zbulojnë gënjeshtrat.

Boll zor e ka pasur, por më në fund Amerika ka arritur ta kuptojë se si ushtria paramilitare e Albin Kurtit i frikësojnë dhe i kërcënojnë me jetë kundërshtarët.

Jo veç që i kërcënojnë të gjallët se do t’ua marrin jetën, por edhe të vdekurit i kërcënojnë se do t’i privojnë nga vdekja dhe nga jeta e përtejme!

Këta ishin të krisur.
Këta janë të frikshëm.

Nuk ka gjë më të frikshme për Amerikën sesa kur në një vend të varfër, të mjerë dhe të shkatërruar (si Kosova),
në një vend që magjen ia mbush diaspora,
kurse sigurinë ia financon NATO e Amerika…
del një budalla dhe e prezanton Kosovën si superfuqi botërore.

Është horror që në ditë të sotit të gjendet një super-sharlatan shqiptar si Albin Kurti, që e refuzon gazsjellësin dhe 220 milionë dollarë të Amerikës nuk i bën hesap.

Se njëfarë Rizvanolli (që ende s’është mësuar të hajë sa duhet për vete), qenka duke e analizuar Amerikën: A e ka mirë Amerika?
Mos vallë po na mashtron Amerika!

Dhe, që është më neveritëse, Albin Kurti e banalizon ndihmën amerikane për gazjellësin deri në cinizëm.
Thotë: Neve na lidh me Amerikën më shumë se një gyp.

Koha e dëshmoi kaq shpejt se Albin Kurtin me Amerikën nuk e lidh asnjë gyp!

Dhe kështu, Albin Kurti ka mbetur i vetmuar me Vuçiqin, i përjashtuar nga Amerika.
Vuçiqi ka luks të jetë i keq për Amerikën, sepse e ka Rusinë.
Kurse, Albin Kurti nuk e ka më as Shqipërinë.

Presidenti Amerikan nuk e ka përjashtuar Kosovën nga Samiti i Demokracisë, por e ka përjashtuar Albin Kurtin, si armik të demokracisë!

Albin Kurti është aq i marrë sa në njërën anë e refuzon Marrëveshjen e Washingtonit (dhe gazjellësin), e në anën tjetër ia uron Joe Bidenit përvjetorin e zgjedhjes President.

Kaq ‘budalla’ i duket Bideni, që e mashtron me urime e përshëndetje!

Historia nuk njeh rast që i urohet ndonjë Presidenti përvjetori i zgjedhjes President.

Ti vardisesh një Presidenti Amerikan me qëllime të errëta që ta mashtrosh me fjalë dhe ta refuzosh me vepra…Çka po të duket ai ty? Patetik? I obsesionuar, si Madona që dëshpërimisht e kërkon Suzanën!

(Plus Amerikës i kanë treguar se e vetmja ekonomi që ka marrë hov zhvillimi, është ekonomia familjare e qeverisë Kurti…buxheti i shtetit të Kosovës po vidhet hovshëm. Me ato pare po blihen edhe votat për Albin Kurtin).

P.S. Por, edhe pa Amerikën ti normalisht mund të vazhdosh rrugën tënde dhe bile të arrish shumë larg, ama veç në rr.s.

Be the first to comment on "Berisha: Hekuran Murati me rrena ia kalon serbëve, Albin Kurti gënjen srbski"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*