Bernard Berisha: Shumë lojtarë kanë probleme me Challandes

Bernard Berisha ka thënë se shumë lojtarë në Kombëtaren e Kosovës janë shumë të pakënaqur me mënyrën se si trajtohen nga Challandes.

Ai tha se do të rikthehet nëse Challandes e mban fjalën që ma ka dhënë.

“Me perfaqësu vendin tim është një kënaqësi e madhe. Unë e kam bërë një sezon mjaft të mire edhe është dashtë dikush nga njerëzit që punojnë në Federatë që të më kontaktojë edhe të tregojë arsyet. Unë kam lënë shumëçka për Kosovën edhe nuk e meritojë këtë trajtim dhe mosrespekt. Ka shumë lojtarë që janë të pakënaqur me mënyrën sesi trajtohen. Unë do të kthehem por vetëm nëse ai e mban premitmin çka na kemi biseduar” – tha Berisha.

Ai pati një sezon mjaft të mirë me Akhmat Groznyn, por nuk u ftua nga Kosova në këto ndeshjet miqësore.

Challandes kur u pyet e përmendi rastin kur ai mori dy kartonë të verdhë brenda pak minutave.

Be the first to comment on "Bernard Berisha: Shumë lojtarë kanë probleme me Challandes"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*