Borrell reagon ashpër ndaj Kosovës: Veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar ashpër ndaj Kosovës dhe aksionit që Polìcia e Kosovës ka zhvilluar sot në disa rajone të vendit, duke përfshitë edhe veriun, shkruan Gazeta Metro.

Borrell është treguar i ashpër kësaj radhë me atë që ka ndodhur në veri të Kosovës, ku ka pasur përplasje në mes të qytetarëve serb dhe Polìcisë së Kosovës, ndërsa ka mbetur edhe një qytetar serb i plagosur dhe disa polìcë të lënduar.

Toni i Borrell dukët me i ashpër dhe qortues ndaj Qeverisë Kurti, i cili thotë se veprimet si këto të njëanshme dhe të pakoordinuara rrezikojnë stabilitetin. Ai tutje ka shtuar se incìdentet e dhu nshme në veri të Kosovës duhet të ndalën menjëherë.

“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, shkruan kryediplomati evropian në një postim në Twitter.

Be the first to comment on "Borrell reagon ashpër ndaj Kosovës: Veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*