Buffon, Ronaldinho, Messi – Formacioni i ëndrrave nga Ibrahimovic është absolutisht i pabesueshëm

Zlatan Ibrahimovic ka luajtur me disa nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit modern, duke përfshirë emra si Lionel Messi, Ronaldinho dhe Andres Iniesta.

Kjo është ajo që ndodh kur luan për klubet më të mëdha në botë.

Karriera e suedezit e ka parë atë në Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester United.

Dhe pasi e ka bërë këtë për kaq shumë kohë – Ibrahimovic tani është 40 vjeç dhe ka luajtur me një numër të madh lojtarësh mbresëlënës.

Por, kush janë lojtarët më të mirë dhe cili është formacioni i ëndrrave nga Ibrahimovic?

Në vitin 2018, sulmuesi e quajti ‘Ekipi i ëndrrave’ në Instagram – i përbërë tërësisht nga lojtarë me të cilët ka luajtur – dhe, edhe pse mungojnë emra si Cristiano Ronaldo apo Zinedine Zidane, formacioni është absolutisht i pabesueshëm.

Messi ia doli, sigurisht, por në stolin e zëvendësuesve kishte vend vetëm për Iniestan, Fabio Cannavaro dhe Clarence Seedorf.

Në formacion gjenden emra si Gianluigi Buffon në portë, Alessandro Nesta, Thiago Silva, Maxwell dhe Lilian Thuram në mbrojtje.

Në mesfushë ka emra si Xavi, Patrick Viera dhe Pavel Nedved, ndërsa në sulm përveç Messit dhe vet Ibrahimovicit, gjenden edhe Ronaldinho.

Formacioni i ëndrrave: Buffon; Thuram, Silva, Nesta, Maxwell; Xavi, Vieira, Nedved; Messi, Ibrahimovic, Ronaldinho;

Zëvendësues: Julio Cesar, Andres Iniesta, Fabio Cannavaro, Gennaro Gattuso, Clarence Seedorf

Be the first to comment on "Buffon, Ronaldinho, Messi – Formacioni i ëndrrave nga Ibrahimovic është absolutisht i pabesueshëm"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*