Çfarë dënimi u jep djemve që s’e kënaqin në lidhje? Ronela Hajati befason fansat me përgjigje

Si rrallëherë, këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka ndarë detaje nga jeta e saj private.

Ronela Hajati ka ndarë si rrallëherë detaje nga jeta e saj private.Këngëtarja e njohur ka qenë së fundmi e ftuar te “Binjakët”, ku u pyet se çfarë dënimi u jep djemve që nuk e kënaqin në një lidhje dhe ashtu siç pritej, përgjigjja e saj ishte e prerë.“I dënoj me dëbim, pra, duke i larguar nga jeta ime!”- tha këngëtarja gjatë intervistës.

Kujtojmë që Ronela për disa vite me radhë jetoi një histori të bukur dashurie me Young Zerkën, edhe pse fjalët e thëna lart e poshtë për lidhjen e tyre nuk u konfirmuan kurrë. Megjithatë dedikimet që ata bënin për njëri-tjetrin në intervista dhe afrimiteti që shfaqnin tregonte shumë.Mirëpo pas shumë vitesh papritur marrëdhënia e tyre mori fund dhe tashmë ata ndjekin rrugë të ndara.

Edhe pse Ronela ka pranuar se është e lumtur dhe beqare, ngacmimet ndaj saj për Young Zerkën nuk kanë fund. Para pak kohësh, këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Soiree” për të folur për albumin e ri “Rron-Ela”, ku nuk munguan as pyetjet me spec në lidhje me Zerkën. Nga përgjigjet e saj, Ronela la të kupohet se mes tyre gjithçka ka marrë fund një herë e mirë dhe se ajo e ka harruar përgjithmonë ish-in.

Be the first to comment on "Çfarë dënimi u jep djemve që s’e kënaqin në lidhje? Ronela Hajati befason fansat me përgjigje"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*