Çfarë po ndodh me lojtarët holandezë të Barcelonës, gjithmonë ka qenë e lidhur me lojtarët holandezë

Barcelona gjithmonë ka qenë e lidhur me lojtarët holandezë. Dhe ata të këtij sezoni, nën drejtimin e një trajneri holandez, duhej të ishin të rëndësishëm dhe vendimtarë.

Por, sezoni i tretë i Frenkie de Jong është më i komplikuari deri më tani. Fillimi ishte i mirë për Depay, por tani ish-yllit të Lyonit po i mungojnë golat. Në anën tjetër, Luuk de Jong nuk premtonte shumë edhe ashtu kur u transferua në fund të afatit kalimtar.

Šećer se reguliše za 3 dana! Nova metoda napokon u Srbiji
Këto janë kohë të vështira për bashkatdhetarët e figurave të rëndësishme të Barcelonës si Johan Cruyff, që ndryshoi historinë e klubit, apo vet Ronald Koeman, arkitekt i Kupës së pare Evropiane të Barcelonës.

Frenkie de Jong nuk po e ndihmon më mesfushën

De Jong pati paraqitje të mira në vitin e parë si lojtar i Barcelonës dhe në vitin e dytë ishte prej të paktëve që pati formë konstante. Edhe ndryshimet e pozicioneve të vazhdueshme nga Koeman nuk e kanë ndihmuar. Gjatë “El Clasicos”, ai bëri pesë humbje të topave, teksa bëri vetëm 48 pasime, një shifër e vogël për të.

Depay nuk po arrin të përfitojë

Depay nuk e ka freskinë e ndeshjeve të para dhe kjo ka filluar të dëshpërojë tifozët e Barcelonës. 4 gola në 12 ndeshje janë shifër e vogël për të, që i bie nga një gol në tri ndeshje. Ai gjithashtu ka dy asiste.

Luuk de Jong: 10 goditje dhe një gol

Ardhja e tij nuk ishte aspak e mirëseardhur nga tifozët e Barcelonës. Në Sevilla ai ishte qendërsulmuesi i tretë prapa En-Nesyrit dhe Rafa Mir. Deri tani ai ka shënuar një gol nga 10 goditje sa ka bërë gjithsej.

Be the first to comment on "Çfarë po ndodh me lojtarët holandezë të Barcelonës, gjithmonë ka qenë e lidhur me lojtarët holandezë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*