Çifti më i ri në showbizin kosovar, Kida dhe Valoni në lidhje dashurie?

Këngëtarja kosovare, Kida, që kur u inkuadrua në skenën muzikore ka pasur përkrahje të madhe nga publiku shqiptar.

Me kalimin e viteve ajo u shndërrua në këngëtaret më të kërkuara për mbrëmje muzikore, shkruan Indeksonline.

Për talentin e saj është fascinuar edhe futbollisti i njohur, Valon Berisha, i cili në një emision kishte shprehur hapur pëlqimin ndaj saj.

Nder të tjerash ai kishte theksuar se edhe do ta dërgonte në shtëpi.

Mirëpo, si qëndron raporti i vërtetë mes dyshes?

Në një publikim në Instastory, Valoni etiketojë Kidën teksa ishte duke e dëgjuar këngën e saj.

‘Çfarë zëri’ shkroi ai, ku Kida ka ripostuar këtë video duke ia kthyer me emoji të një zemre të kaltër.

Bazuar në deklaratën e tij dhe këtë publikim bën që të na trullosin mendjen duke lenë hapësirë për të menduar se mes tyre ka më shumë se miqësi.

Be the first to comment on "Çifti më i ri në showbizin kosovar, Kida dhe Valoni në lidhje dashurie?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*