“Çmendet” Edi Rama: Kërkohet t’i ndalohet hyrja në Kosovë, si e vlerësoni?

Pas forumit që u mbajt në Maqedoni ku edhe u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, kanë vërshuar reagimet kundër kryeministrit shqiptar, Edi Ramës.

Analisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, përmes një shkrimi ka goditur Edi Ramën, pas marrëveshjes të quajtur Ballkani i Hapur, për lëvizjen e lirë të mallrave.

Maxharraj thotë se, Rama po punon kundër shqiptarëve duke u rreshtuar krah Serbisë.

Ai kërkon nga Kosova që ta shpallin non grada në Kosovë.

“Le që je kundër Kosovës, le që je kundër vëllezërve tu në Kosovë, i betuar si pro serb, a jeni i vetëdijshëm se kah je kah e qon edhe vendin tenë Shqipërinë të cilën për shkak teje e tjerëve si ju, po e braktisin Shqipërinë për çdo ditë e më shumë”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

ÇFARË ZORI KA BABLOKU EDI RAMA…

Ç’prej se mori pushtetin në Shqipëri babloku Edi Rama me zemër e me shpirt u rreshtua karshi Serbisë dhe Aleksandër Vuçiq, armikut shekullor të shqiptarëve nga i cili kanë pësuar më se shumti shqiptaret e Kosovës, por hiq më pak as ata të Shqipërisë gjatë luftërave te ndryshme.

Çfarë zori keni babloku Rama që bëni sjellje të këtilla pro serbe dhe antishqiptare?!

Lu.f.toni për injorimin e Kosovës por s’leni gjë pa bërë, çoftë ajo edhe në dëm të Kosovës, për të plotësuar strategjinë gjeostrategjike serbo-ruse në dëm të asaj shqiptare.

Pse, dhe si është e mundur babloku Edi Rama të jesh aq i dashur, te përqafohesh me çetnikun Vuçiq dhe aq tu.rpshëm ta urr.esh Albinin dhe Vjosën.

Be the first to comment on "“Çmendet” Edi Rama: Kërkohet t’i ndalohet hyrja në Kosovë, si e vlerësoni?"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*