Dhjetëra vetura përfshihen nga zjarrì në magjistralen Gjakovë-Prizren

Dhjetëra vetura të parkuara në një parking janë përfshirë nga zjarrì në magjistralen Gjakovë-Xërxë-Prizren.

Lexues të Telegrafit kanë dërguar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku kanë treguar se si rezultat i kësaj është bllokuar edhe rruga shkaku i kolonës së madhe.

Është thënë gjithashtu se qytetarët kanë lajmëruar ekipin e zjarrfikësve, ndërkaq këta të fundit nuk kanë arritur ende në vendin e ngjarjes.

Telegrafi ka provuar të marrë informacione nga polìcia, por të njëjtit deri tash nuk kanë kthyer përgjigje.

Be the first to comment on "Dhjetëra vetura përfshihen nga zjarrì në magjistralen Gjakovë-Prizren"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*