Disa burime thonë se Kosova preferon Planin e Agim Bahtirit për nxemjen me fara të kumbullave, para gazit natyrorë

Para 8 viteve kryetari aktual i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri kishte shpalosur programin e vet para qytetarëve të Mitrovicës për tu a siguruar nxemjen për shtëpitë e tyre përmes shfrytëzimit të farave të kumbullave dhe kjo lloj nxemje i kishte siguruar atij fitoren për 2 mandate në Mitrovicën Jugore.

Këto ditë jemi përsëri në fushatën zgjedhore për zgjedhje komunale dhe ky premtim nuk po përmendet nga Agim Bahtiri dhe si duket ky projet do të kalojë në qeverinë qendrore, pasi që u refuzua prejkti i gaz sjellësit.

Pra qytetarët e Kosovës në një të ardhme të afërt do tu sigurohet nxemja në shtëpitë e tyre prej përpunimit të farave të kumbullave e jo nga gazi amerikan. Ky lloj i nxemjes i ka edhe përparësitë e veta pasi që do të shpëtohen pyjet nga prerja dhe qytetarët e Kosovës nuk do të kan nevojë të blejnë dru e kjo falë projektiti të Agim Bahtirit të cilin do ta merr në pronësi qeveria qendrore me kryeministrin Albin Kurti dhe kjo ishte arsye që e shtyri qeverinë e Kosovës ta refuzoj gazin natyror amerikan e jo si thojnë analistat se qeveria preferon gazi rus sepse Rusia nuk e ka në projekt fare Kosovën për ta sjellur gazin e vet natyror.

Nga të gjitha këto fakte ekspertët kanë ardhur në përfundim se qeveria e Kosovës do të drejtohet nga kumbullat e Agim Bahtirit për tu siguruar nxemjen kosovarëve dhe për ta mbrojtur ambientin e pastër në Kosovë.

Be the first to comment on "Disa burime thonë se Kosova preferon Planin e Agim Bahtirit për nxemjen me fara të kumbullave, para gazit natyrorë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*