Djaloshi iu përgjigj, “Pastrova duart e nënës sime dhe lava rrobat e mbetura.”

Një djalë i ri, i cili ishte i shkëlqyer nga ana akademike, aplikon për postin e menaxherit në një kompani të madhe.

Ai kaloi provimin me shkrim dhe intervistën në grup. Pas kësaj, djaloshi duhej të përballej me një intervistë të fundit e cila do të bëhej nga drejtori i kompanisë. Në intervistën përfundimtare drejtori pa CV-në e djaloshit dhe vërejti që ai kishte qenë i shkëlqyer gjatë gjithë jetës së tij studentore. Drejtori filloi ta marrë në pyetje.

Drejtori: A ke patur ndonjë herë bursë në kolegj apo universitet?

Djaloshi: Jo

Drejtori: Ti ka paguar babai taksat e shkollës?

Djaloshi: Im atë ndërroi jetë kur unë isha 3 vjeç, ishte mamaja ime ajo që pagoi taksat.

Drejtori: Ku ka punuar mamaja jote?

Djaloshi: Zotëri, mamaja ime ka punuar si pastruese (larëse) rrobash.

Pas kësaj drejtori i kërkoi djaloshit ti tregojë dorën e tij. Ai ia tregoi duart dhe ato ishin të lëmuara e të buta. Pas kësaj drejtori e pyeti përsëri.

Drejtori: A e ke ndihmuar ndonjë herë nënën tënde të lajë rrobat?

Djaloshi: Jo, ajo donte që unë të studioja dhe të mësoja sa më shumë, Përveç kësaj, ajo i lante rrobat shumë më shpejt sesa mundesha unë.

Pastaj drejtori i kërkoi djalit që kur të kthehet në shtëpi sot të shkojë dhe ti pastrojë duart nënës së tij, më pas mund të vinte sërish tek ai dhe ti kërkonte punën. Djaloshi ishte shumë i lumtur meqe kishte një mundësi të fitonte punën. Kështu, kur shkoi në shtëpi i kërkoi nënës së tij që ta lejonte atë ti pastronte duart. Me të dëgjuar këto fjalë, mamaja u ndje e habitur dhe e lumtur njëkohësisht, dhe me këto ndjesi të miksuara ajo i tregoi duart djalit të saj.

I biri filloi të pastrojë duart e saj me ngadalë, ndërkohë lotët i rrodhën nga sytë. Për herë të parë ai vuri re duart e nënës së tij që ishin aq të rrudhosura dhe me plagë, dhe disa prej plagëve i dhimbnin aq shumë saqë ajo dridhej nga dhimbja kur ai ia pastronte.

Kjo ishte hera e parë që djali kuptoi me të vërtetë çfarë do me thënë të lash rroba për të paguar shkollimin e fëmijës tënd. Plagët ishin çmimi që ajo ka paguar për shkollimin e tij. Pasi pastroi duart e nënës, lau të gjitha rrobat që kishin mbetur dhe kaloi disa çaste me nënën duke biseduar e duke i ndenjur pranë.

Të nesërmen shkoi tek zyra e drejtorit. Drejtori vuri re lotët në sytë e tij dhe e pyeti, “Çfarë bëre dje?”

Djaloshi iu përgjigj, “Pastrova duart e nënës sime dhe lava rrobat e mbetura.”

Drejtori e pyeti, “Të lutem më thuaj çfarë ndjen tani?”

Djaloshi i përgjigjet, “Së pari, tani di çfarë është vlerësimi. Pa mamanë time unë nuk do isha sot këtu. Së dyti, duke ndihmuar nënën kuptova se sa e vështirë është që ti përfundosh gjërat. Së treti, tani mësova të vlerësoj rëndësinë dhe vlerën e familjes.”
Pasi dëgjoi këto nga djaloshi drejtori tha, “Kjo është ajo që kam kërkuar tek një menaxher. Dua të punësoj dikë që vlerëson ndihmën e të tjerëve dhe të kuptojë sakrificën e tyre që bëjnë për të përfunduar gjërat. Je i punësuar.”

Mësimi:

Nëse një person nuk e kupton vështirësinë që i dashuri i tij ka kaluar për ti mundësuar atij rehati, atëherë ata kurrë nuk do ta vlerësojnë atë.

Be the first to comment on "Djaloshi iu përgjigj, “Pastrova duart e nënës sime dhe lava rrobat e mbetura.”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*