Donald Trump del me deklaratë për dialogun Kosovë – Serbi

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka lëshuar një deklaratë lidhur me vizitën e të dërguarit të tij, Richard Grenell në Kosovë, si dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Ai thotë se populli i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë kapërcyer pengesa të mëdha në ndjekje të normalizimit ekonomik, si dhe shton se marrëveshjet e ndërmjetësuar nga administrata e tij janë historike dhe nuk duhet të braktisen.

“Populli i mrekullueshëm i Serbisë dhe Kosovës ka kapërcyer pengesa të mëdha në ndjekje të normalizimit të tyre ekonomik. Marrëveshjet e ndërmjetësuara nga administrata ime janë historike dhe nuk duhet të braktisen, shumë jetë janë në pikëpyetje. Rajoni është shumë i rëndësishëm dhe njerëzit kanë pritur shumë gjatë që kjo punë të lihet mënjanë”, thotë Trump në deklaratën e publikuar nga Taylor Budowich, drejtor për komunikim i Trumpit.

“Sot, i dërguari im ambasadori Rich Grenell vizitoi kufirin Kosovë-Serbi për të theksuar këtë marrëveshje të rëndësishme. Ashtu siç dëshmuam në Lindjen e Mesme me Marrëveshjet e Abrahamit, paqja dhe normalizimi ekonomik është i mundur, por kërkon një përpjekje të sinqertë dhe udhëheqje të palëkundur. Paqja është e mundshme, mos u dorëzo – prosperiteti afatgjatë për këto dy kombe është në pikëpyetje!”, thuhet në deklaratën e Donald Trump.

Be the first to comment on "Donald Trump del me deklaratë për dialogun Kosovë – Serbi"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*