Donaldi përlotet nga befasia e vëllait, Romeo Veshaj afrohet me parashutë në oborrin e Big Brother VIP

Sot (e martë) ka ardhur një befasi e veçantë për aktorin, Donald Veshaj, brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP.

Teksa banorët ndodheshin në oborrin e shtëpisë, një parashutë me dy persona është afruar përreth tyre.

Njëri nga personat ishte vëllai binjak i aktorit, Romeo Veshaj, i cili mbante një baner ku shkruhej “La Famiglia”, fjalë të cilën Donaldi e ka të bërë tatuazh në gjoks.

Duke mos zbritur në tokë, parashuta qëndroi afër tyre për disa minuta, duke e emocionuar Donaldin, i cili është ndër banorët e parë që ka hyrë në shtëpi, mbi një muaj më parë.

“Donald të dua”, dëgjohet të thotë Romeo nga lartë, gjë që e bëri edhe më të bukur këtë moment, teksa Donaldi u pa i përlotur pas gjithë kësaj befasie.

Be the first to comment on "Donaldi përlotet nga befasia e vëllait, Romeo Veshaj afrohet me parashutë në oborrin e Big Brother VIP"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*