Dy vëllezër shtypen nga treni, në të njëjtin vend ku po vajtonin vëllain e shtypur nga treni

Ironia e fatit ka goditur rëndë tre vëllezër në shtetin e North Carolina-s të SHBA-ve.

Pablo Tiquiram dhe Jose Chilambalam Tiquiram, 29 dhe 20 vjeç, po vajtonin vëllanë e tyre në shinat e trenit, ku ai pati humbur jetën një javë më parë, për shkak se e kishte shtypur treni.

Në atë çast, një tren ka ardhur me shpejtësi të lartë, duke i marrë jetën tragj ikisht edhe dy vëllezërve të tjerë.

Sipas hetimit polìcor, vdekja ka qenë e menjëhershme dhe nuk ka pasur asnjë mundësi të shpëtimit të tyre pas impaktit.

“Ata po përkujtonin vd ekjen e të vëllait, i cili kishte ndërruar jetë një javë më parë në të njëjtin vend. Po kryenin një ritual në çastin kur treni ka ardhur dhe i ka marrë jetën edhe dy vëllezërve të tjerë”. Kështu u bë me dije nga rreshteri Adam Jones, gjatë një deklarate për shtyp.

Më 26 korrik, Baltazar Tiquiram, 27 vjeç, u godit aksìdentalisht nga një tren dhe mbeti i vde kur në vend.

Nga pamjet filmike të siguruara, vihet re se dy vëllezërit po qëndronin statikë mbi shina. Gjithsesi, është e paqartë se sa kohë ata kanë qëndruar mbi shina përpara impaktit fatal.

Ata ishin duke ndezur qirinj në nderim të vëllait të tyre.

Ndërsa, për sa i përket masave të sigurisë hekurudhore, ato janë zbatuar plotësisht të gjitha.

Fati tra gjik i dy vëllezërve, është varur tërësisht nga ata. Ironia, e deshi që të humbnin jetën pikërisht në vendin ku i vëllai i tyre, të cilin po e përkujtonin, ndërroi jetë vetëm disa ditë më parë. /Albanianpost.com

Be the first to comment on "Dy vëllezër shtypen nga treni, në të njëjtin vend ku po vajtonin vëllain e shtypur nga treni"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*