E konfirmon hoxhë Drilon Gashi nga Peja: Po jam këshilltar politik i Glauk Konjufcës

Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, është zgjeruar.

Në mesin e shumë këshilltarëve politik, Glauk Konjuca ka angazhuar edhe një hoxhë.

Fjala është për hoxhën Drilon Gashi, nga Peja ish imamin e shkarkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Angazhimin e tij si këshilltar e ka konfirmuar vet Gashi në një bisedë për Gazetën Infokus.

Ai ka thënë që ka dy javë që po e këshillon kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

“Është i vërtetë lajmi që ka dal. Po jam pjesë e kabinetit të kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe kam filluar punën qe dy javë”, ka deklaruar ai.

Be the first to comment on "E konfirmon hoxhë Drilon Gashi nga Peja: Po jam këshilltar politik i Glauk Konjufcës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*