‘E pacipë, je femra më e ulët’: Arjan Konomi shpërthen ndaj konkurrentes në Përputhen

Hyseni ka ndërhyrë në Për’puthen Prime për të sqaruar shantazhin që pretendon Alvisa se ka marrë prej tij dhe ka zbuluar se kanë qenë të lidhur gjatë kohës së programit.

Hyseni i ka tronditur të gjithë me historinë e tij, ku ka treguar se kishin bërë plane që të riktheheshin në Për’puthen si çift, por gjërat ndryshuan pasi u përjashtua nga programi.

Ai ka treguar se krisja mes tyre ndodhi kur Bashkimi erdhi nga Amerika dhe Alvisa shkoi në shtëpinë e tij për ta takuar.

Alvisa ka akuzuar opinionistin Arjan Konomi se ka qenë në shtëpinë e Hysenit, çka ka bërë që ky i fundit të shpërthejnë në akuza duke e quajtur femër të ulët dhe të pacipë.

“Do vazhdoj se di të viktimizohesh. Më ke bërë të ndihem në jetën time në pozitën më të vështirë. Po ti nuk do t’ia dish. Dhe lot nuk ke. Dhe qarjen e ke të shtirur. Ti nuk qan se nuk ke lot, nuk ke ndjenja”, u shpreh Ariani.

Be the first to comment on "‘E pacipë, je femra më e ulët’: Arjan Konomi shpërthen ndaj konkurrentes në Përputhen"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*