E rra’hën, e lìdhën dhe i vodhën 55 mijë euro, 70-vjeçarja që 8 muaj pret që t’i kthehen të hollat

Në janar të këtij viti, 70-vjeçaren nga Gjurgjedelli i Kaçanikut, hajnat e rra hën dhe ia vodhën 55 mijë euro. Ajo ka vite që brenda kësaj shtëpie jeton e vetme.

Disa persona të panjohur e të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e saj, e sa ishte në gjumë e rråhën e më pas edhe e lidhën. Të gjitha kursimet e saj, në një shumë prej 55 mijë euro ia morën hajnat.

Që nga ajo ditë, Remzie Mani pret që në derë të saj të trokasin pjesëtarë të Polìcisë së Kosovës e ta njoftojnë se i gjetën paratë.

Mirëpo, edhe pse kanë kaluar shtatë muaj që nga ajo kohë, Remzije Mani duke u kujdesur për shëndetin e saj si pasojë e ndonjë infektimi me vir us, ka thënë se ende nuk ka marr ndonjë lajm për kursimet e vjedhura.

Duke parë kohën e gjatë që kur ka ndodhur ky rast, kjo thotë se po i humbet edhe shpresat.

Të vetmin ngushëllim, 70 vjeçarja e gjen tek këto dy dhi të cilat i ka në oborr.

Kjo thotë që shumicën e kohës e kalon me to, edhe pse në këto temperatura të larta më shumë po detyrohet të qëndroj brenda.

Ndërkaq nga Polìcia e Kosovës kanë thënë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore të nevojshme.

“Janë ndërmarr edhe hetimet deri më tani ku është kryer vendshiqimi i vendit të ngjarjes të njëjtën natë më 02.01.2021, janë intervistuar dëshmitarët okularë dhe janë kryer të gjitha veprimet hetimore që lidhen me vendin e krimit’, kanë thënë ata për T7.

Tutje polìcia ka shtuar që e kanë prioritet zbardhjen e këtij rasti, andaj edhe janë duke punuar në këtë aspekt.

Be the first to comment on "E rra’hën, e lìdhën dhe i vodhën 55 mijë euro, 70-vjeçarja që 8 muaj pret që t’i kthehen të hollat"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*