E thotë lojtari i Barcelonës: “Me Xavin është shumë me e lehtë se me Koemanin”

Óscar Mingueza ka vetëm fjalë të mira për trajnerin e ri, Xavi Hernandez.

Ani pse Ronald Koeman ishte ai që ia dha mundësinë dhe bëri që 22-vjeçari të luajë shumë në ekipin e parë të Barcelonës, Mingueza është i lumtur që vendin e tij e ka zënë legjenda, Xavi.

Sipas tij, ekipi më lehtë po punon nën urdhëratë e ish futbollistit që e njeh shumë mirë ambientin.

“Me Koemanin stërvitjet ishin të vështira, por tani idea që tani kemi është shumë më e qartë”, tha Mingueza për TV3.

“Kishim nevojë për ndryshime sepse ambienti nuk ishte ai që donim. Xavi i ka idetë e qarta, të gjithë e besojnë në atë që thotë dhe kjo është më e rëndësishmja”.

“Xavi ka vënë rend dhe rregulla, ishte e çuditshme që nuk ekzistonte kjo, edhe pse kishte ndikuar shumë pandemia.

Xavi do të debutojë në stolin e Barcelonës të shtunën, në Camp Nou kundër Espanyol.

Be the first to comment on "E thotë lojtari i Barcelonës: “Me Xavin është shumë me e lehtë se me Koemanin”"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*