Edi Furra befason me ndryshimin drastik, thuhet se ka humbur 40 kilogramë

Këngëtari i njohur nga Gjakova, Edi Furra, njihet si një prej interpretuesve më të mirë të muzikës popullore dhe asaj të vjetër qytetare.

Krahas angazhimeve në muzikë, ai duket se ka gejtur kohë për të bërë një kthesë vërtetë të rëndësishme në jetën e tij, me heqjen e kilogramëve.

Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, mund të vërehet qartë se këngëtari i njohur gjakovar është dobësuar në mënyrë drastike.

Ndjekësit e tij kanë komentuar këtë ndryshim drastik, teksa thuhet se në tërësi, Edi ka arritur të largojë plot 40 kilogramë nga trupi.

Mesa duket aktiviteti sportiv dhe jetesa e shëndetshme janë objektivi i këngëtarit, në mënyrë që pesha e tepërt të mos i shkaktojë më probleme.

Ashtu si shumë kolegë të tij, edhe Edi Furra pati një verë të ngjedhur me interpretime të shumta në dasma e ahengje të ndryshme, deri në momentin që ato u lejuan të organizoheshin.

Be the first to comment on "Edi Furra befason me ndryshimin drastik, thuhet se ka humbur 40 kilogramë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*