Editorial: Shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës nuk mund t`i ndajë asnjë qeveri a politikan

Kan kaluar 13 vite nga shpallja e pavarsisë së shtetit të Kosovës dhe gjendja politike dhe ekonomike ende mbetet një sfidë e popullit që jeton në Kosovë.

Shqiptarët e Kosovës vazhdimisht e kan parë Kosovën si vendbanim e Shqipërinë si atdhe real, e që kjo propagandë është mbjellur me vite të tëra nga propaganda serbe, e cila vazhdimisht ka propaguar se shqiptarët e Kosovës atdhe e kan Shqipërinë, duke lënë të kuptohet se janë pushtues të “tokës serbe” dhe duke u përballur me represionin serb, shpëtimin e kan menduar te shteti shqiptar, por vetem me një bashkim e kurrësesi me shpërngulje.

Kohën e fundit vërehet një “tensionim” mes qeverive në Shqipëri dhe në Kosovë dhe shihet haptas se kryeministrat e dy shteteve nuk e durojnë njëri tjetrin, por si duhet kuptuar veprimet e fundit të kryeministrit Edi Rama në raport me Kosovën dhe realitetin e krijuar global?

Me pak fjalë mesazhi i kryeministrit Rama mund të kuptohet kështu: “Kosova ka zgjedhur qeverinë e vet dhe është shtet normal dhe duhet ti shikojë interesat e veta dhe Shqipëria është shtet në vete dhe i shikon interesat e veta”. Faktikisht Rama po jep të kuptojmë se tani Shqipëria ka zgjedhur rrugën e vet drejt interesave ekonomike dhe nuk do ta mirëkuptoj edhe më tej politikën e Kosovës sipas Ramës “politikë e varur nga teket e liderëve kosovar”.

Dhe për fund si porosi për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë ne jemi vllezër dhe nuk duhet e as që do të përqahemi mes vete kurrën e kurrës, sepse politikanët ndrrohen e populli mbetet këtu.

Be the first to comment on "Editorial: Shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës nuk mund t`i ndajë asnjë qeveri a politikan"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*