“Edukoje vetën së pari”, vazhdojnë replikat mes Grenellit dhe shefit të kabinetit të Osmanit

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka pyetur Blerim Velën, shefin e kabinetit të Vjosa Osmanit nëse presidentja e Kosovës e mbështet moszbatimin e marrëveshjes së nënshkruar me Serbinë në SHBA si dhe projektin amerikan për gazsjellësin.

Këtë pyetje Grenell e shtroi pasi Vela i replikoi atij kur tha se presidentja Vjosa Osmani nuk pajtohet me kryeministrin Albin Kurti.

“Pra Vjosa Osmani tani mbështet refuzimin e Marrëveshjeve Ekonomike dhe ofertën e një gazsjellësi për energji të pastër?”, pyeti Grenell.

Kësaj replike të Grenellit i është kundërpërgjigjur Vela përsëri duke i thënë që “ta edukojë vetën së pari”.

“Edukoje vetën së pari! As presidenti dhe as qeveria nuk e kanë refuzuar kurrë partneritetin me SHBA-në në energjinë e pastër. Ndaloni përhapjen e tregimeve të rreme”, ka shkruar Vela.

Vela paraprakisht tha se Grenell po gënjen.

“Si shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani dua të informoj se Richard Grenell po gënjen kur i referohet deklaratave të Presidentes së Republikës së Kosovës”, shkroi Vela.

Grenell ka thënë se populli i Kosovës i ka dërguar mesazh të fortë kryeministrit, Albin Kurti në zgjedhjet lokale. Ai ka shkruar në Twitter se ky mesazh erdhi pasi Kuri sipas tij ka refuzuar SHBA-në si dhe për shkak se nuk e ka respektuar marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-në.

Tutje ai ka shtuar se Vjosa Osmani ia ka bërë ta qartë Amerikës se nuk pajtohet Kurtin.

“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit se është e papranueshme ta refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër dhe Marrëveshjet e Normalizimit Ekonomik të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-së se nuk pajtohet me Kurtin”. ka shkruar Grenell.

Be the first to comment on "“Edukoje vetën së pari”, vazhdojnë replikat mes Grenellit dhe shefit të kabinetit të Osmanit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*