Emocione të forta për Sabianin, shpërthen në lot pasi vajza dhe djali e surprizojnë në Big Brother VIP

Sabiani ka qenë njëri nga banorët që sonte ka marrë një surprizë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Ka qenë vajza e saj Kejsi ajo e cila ka surprizuar babain e saj.

Fillimisht për këngëtarin u shfaq një klip, ku gjatë këtyre ditëve ai kishte folur në dhomën e rrëfimit për jetën e tij private të cilën ai e ka ruajtur nga banorët.

Duke bërë linjën e jetës së tij ditë më parë, Sabiani me lot në sy foli për humbjen e nënës së tij.

Ai gjithashtu ka folur edhe për fëmijët e tij, Kejsin dhe djalin e tij të vogël, të cilët vijnë nga dy lidhje të ndryshme të këngëtarit.

Sabiani ka folur për raportin e tij me vajzën, Kejsin, derisa ka thënë se e ka si motrën e tij, aq i lirshëm është raporti mes tyre, teksa ka shpërthyer në lot nga malli për të.

Arbana ka dërguar Sabianin në dhomën e surprizave, ku aty po e priste vajza e tij e vetme, Kejsi.

Kjo surprizë kaq e fortë për Sabianin ka emocionuar edhe banorët, përfshirë këtu edhe dy opinionistët, Arbër Hajdarin dhe Balinën të cilët janë parë me lot në sy.

Arbana Osmani i është drejtuar Sabianit duke i thënë të kthehet sërish në dhomën e rrëfimit, e aty ai është surprizuar sërish nga djali i tij i vogël.

Be the first to comment on "Emocione të forta për Sabianin, shpërthen në lot pasi vajza dhe djali e surprizojnë në Big Brother VIP"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*