‘Erdhi dita’ që Haki Abazi t’i del kundër Albin Kurtit, shkak ftesa ndaj Blerim Shalës për pjesëmarrje në dialog

Ish-zëvendësi i Kurtit në qeverinë e të tij të parë, Haki Abazi, ka dalur me një qëndrim kundër kryeministrit.

Klan Kosova raportoi se kryeministri Kurti ka ftuar që Veton Surroi dhe Blerim Shala të jenë pjesë e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Por, duket se ky veprim i Kurtit nuk i ka pëlqyer Haki Abazit, i cili përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, e ka kundërshtuar Kurtin.

Abazi tha se Blerim Shala ka qenë joproduktiv dhe degradues për Kosovën gjatë kohës sa dialogut i printe ish-presidenti Hashim Thaçi. E sipas Abazit, Shala nuk duhet të jetë pjesë e dialogut në asnjë mënyrë.

Për procesin e deritanishëm të dialogut, Abazi tha se ka prodhuar dëme vështirë të riparueshme dhe ka krijuar rrethana në favor të Serbisë, andaj nuk duhet të aplikohet mendësia e vjetër.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Haki Abazit:

Roli i Blerim Shales në dialogun e udhëhequr nga Hashim Thaçi, ka qenë joproduktiv dhe në përkrahje të degradimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Procesi i deritanishëm i dialogut ka prodhuar dëme vështirë të riparueshme, e ka dobësuar pozitën negociuese të Kosovës, dhe ka krijuar rrethana të favorshme për Serbinë.

Në asnjë mënyrë nuk duhet të aplikohet mendësia e vjetër e aq me pak të sigurohet pjesemarrje pa legjitimitet qytetarë në nje proces kaq jetik të individëve që kanë kontribuar në rezultatet negative të shtetndërtimit në dekadën e kaluar.

Be the first to comment on "‘Erdhi dita’ që Haki Abazi t’i del kundër Albin Kurtit, shkak ftesa ndaj Blerim Shalës për pjesëmarrje në dialog"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*