Exit Poll i Baton Haxhiut: Në Prishtinë betejë e vërtetë, fituesi nuk do të dihet deri në momentet e fundit

Qytetarët në Kosovë po shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale.

Menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, në ora 19:00 do të publikohet Exit Poll i Baton Haxhiut.Sipas Haxhiut, rezultatet deri në ora 12:30 tregojnë për një betejë në Gjilan dhe në Prishtinë, e Prizren.

“Betejë poashtu e barabartë është edhe në Vushtrri, kurse për komunat tjera ora 12:30 ka një dallim”, tha Haxhiu.

“Prishtina është betejë deri në orët e fundit. Betaja për Prishtinën është beteja më interesante që kur kanë filluar Zgjedhjet Lokale në vitin 2001. Nga ky rezultat i orës 12:30 , 2% mund të jetë ndryshimi, por ky trend i cili realisht e ka kapur mesditen në fund do të mbetet po i njëjti dhe dallimi nuk do të jetë i madh, por rezultati i cili do të jetë për Prishtinën nuk mund ta dijë askush derisa të mbyllen votimet, e biles edhe me Exit Poll, rezultati i Prishtines do të jetë më shumë se sa interesant”, tha Haxhiu.

Be the first to comment on "Exit Poll i Baton Haxhiut: Në Prishtinë betejë e vërtetë, fituesi nuk do të dihet deri në momentet e fundit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*