‘Fabrika e grave, Miss Gjyshja, 400 përqind fitore’: Premtimet qesharake të VV’së për zgjedhjet e tetorit

Kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë filluar me premtimet e tyre që shpeshherë po tingëllojnë qesharake, enorme e të pazakonta.

Para zgjedhjeve të 17 tetorit kur partitë fillojnë fushatat e tyre elektorale, VV ka zgjedhur që për premtime të ketë disa pika të pazakonta që asnjë parti deri tani nuk ka pasur, dhe pothuajse dalin krejtësisht të parealizueshme në praktikë.

Ishte kandidati i VV’së për komunën e Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili nuk mundi të premtonte asgjë pasi tha se kishte ‘’harruar programin në makinë’’, duke lënë kështu në mjegull qytetarët e kësaj komune për atë se çka mund të ofroj nëse votohet nga ta.

Më pas një huqje tejet e madhe doli nga kandidati për komunë të Vushtrrisë, , Arsim Rexhepi ka bërë një huqje rreth premtimeve të tij elektorale sa ishte në një debat televiziv.

Rexhepi i ftuar për të shfaqur programin e tij të fushatës bëri një premtim tepër të pazakontë.

Ai tha se do hapte një fabrikë, e cila sipas tij është një kryevepër.

Por ai e quajti atë ‘’fabrikë të grave’’, duke mos lënë të kuptohet qartë se për çka e kishte fjalën.

“Ndërsa kryevepër e këtij programi do të jetë edhe fabrika e grave”, ka thënë ai.

Huqje kishte edhe nga kandidatët për asamble, siç ishte rasti i asambleistit në Fushë Kosovë, Florim Gjyreci, i cili u shfaq optimist për zgjedhjet lokale derisa LDK vazhdon të qeveris për vite të tëra në këtë komunë.

“Jemi të parët për qeverisje të mirë, pa korrupsion, nepotizëm, etj. Qeverisje me duar të pastra, i kemi 400 % më shumë votues prej partisë së dytë”, shkruan ai.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale mbahen më 17 tetor, ndërkaq në Fushë-Kosovë deri më tani ka udhëhequr LDK.

E sonte i ftuar në një debat kandidati i VV’së për komunën e Ferizajit, Valon Ramadani tha diçka krejtësisht të pazakontë, ai premtoi se do zgjedhet ‘’Miss Gjyshja’’ e kësaj komune.
‘’Pikë që e kemi në programin tonë që nuk i ka shkuar në mend askujt në asnjë palë zgjedhje, ne e kemi bërë premtim. Kemi me mbajtë një festival do organizohet në mënyrë profesionale, dhe do zgjedhet supergjyshja e vitit, për moshën e tretë të gjysheve tona. Pra do zgjedhet Miss Gjyshja në Ferizaj, për arsye se askush nuk po i përmend’’, tha Ramadani.

Por Vetëvendosje kishte edhe nga ata kandidatë që ‘’bëjnë jetë modeste’’ edhe pse kanë vetura të shtrenjta në vlerë dhjetëra mijëra euro.

Kandidati për komunën e Shtimes, Qemajl Aliu tha se ai vozit një veturë Audi Q5, që e ka blerë 12 mijë euro, dhe tani vlen 10 mijë euro, e sipas tij është një veturë modeste.

“Vozis një veturë modeste Audi Q5, e kam blerë 12 mijë euro, tash bën diku 10 mijë euro”, tha ai.

Be the first to comment on "‘Fabrika e grave, Miss Gjyshja, 400 përqind fitore’: Premtimet qesharake të VV’së për zgjedhjet e tetorit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*