Foli në gjuhën shqipe në Parlamentin Evropian/ Talat Xhaferi: Nuk shkela Kushtetutën, është e drejta ime

Kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut Talat Xhaferi është shprehur se nuk e ka shkelur Kushtetutën duke folur shqip në Komitetin për Punë të Jashtme në Bruksel në kuadër të Samitit “Parlamenti Evropian – Ballkani Perëndimor”.

“Përdora të drejtën time natyrore. Pavarësisht se në cilën gjuhë bisedova, unë përfaqësove Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi Xhaferi.

Xhaferri shtoi se Kushtetuta “fleksibël” dhe nuk rekomandon dhe kufizon përdorim të së drejtës natyrore. Sipas tij, përdorimi i gjuhës amtare është edhe në nivel ndërkombëtar.

“Unë atje përfaqësoja Kuvendin dhe shtetin”, tha Xhaferi duke shtuar se e drejta e tij është që ta përdorë gjuhën që zotëron më mirë.

Be the first to comment on "Foli në gjuhën shqipe në Parlamentin Evropian/ Talat Xhaferi: Nuk shkela Kushtetutën, është e drejta ime"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*