Gani Geci i përgjigjet Dugollit: Prodhimi më i suksesshëm i yni është pordhë të ftohta

Reagimin e deputetit të Vetëvendosjes, Enver Dugollit ndaj Ambasadës Amerikane ”ne jemi sovran, votojmë sipas bindjeve tona’, ia ka bërë ‘bajat’ Gani Geci.

Geci përmes një komenti në postimin e Periskopit i ka treguar Dugollit çka në të vërtetë prodhon suksesshëm Kosova, ndonëse tingëllon paksa banale.

‘’ Po more na kemi armë Berthamore na jemi ma të fort se Izrale prandaj jemi Sovran . Prodhojmi me i suksesshëm i yni eshtë pordhë të ftofta. Në fshatin tonë e kemi ni fabrik te ujrave te zeza dhe analizat qe i ka ba Zvicra kan dal se plehu per lula që prodhohet aty nuk mun te perdoret sepse ne ham veq speca te djeks edhe m…. e kemi te lig’’, thuhet në komentin e Gani Gecit.

Ndër të tjerash, Dugolli shkroi në Facebook se Vetëvendosje ka marrë obligim pas 14 shkurtit që t’i përmbush pritjet e qytetarëve.

Sipas deputetit të pozitës ata votojnë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve të tyre.

Një reagim i erdhi edhe nga Besian Mustafa i LDK’së, i cili e pyeti ‘’ Pse s’i thoshe Amerikës më 1999’ën ‘kthej aeroplanat n’shpi se jemi sovran’’

Be the first to comment on "Gani Geci i përgjigjet Dugollit: Prodhimi më i suksesshëm i yni është pordhë të ftohta"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*